Santiago Solari vazhdon punën si trajner i Realit të Madridit, por në verë pritet të vijë një emër i madh në stolin e kampionëve të Europës dhe Botës. Kandidatët janë të shumtë, por Bernhard Shuster është i bindur për zgjedhjen e Florentino Perez.
Gjermani po drejton klubin kinez të Dalian Jifang, ndërsa është aktivizuar me “Los Blancos” gjatë sezoneve ‘88-‘90 dhe si trajner në sezonin 2007-2008. Shuster zbulon bisedën me presidentin e Realit për “Welt” dhe beson fort që trajneri i ri i Realit do të jetë Hoakim Lëv, trajneri i kombëtares gjermane.
“Kur i dhashë Florentino Perezit emrin e Hoakim Lëv, ai më vështroi në mënyrë të çuditshme. U duk sikur e kapa mat dhe ia zbulova sekretin dhe dëshirën. Kjo është arsyeja pse e shoh Lëvin në pankinën e Realit të Madridit në të ardhmen”, përfundon Bernhard Shuster.