Panuçi “tërmet”, u bën namin lojtarëve

Në Skoci vendasit janë dëgjuar të bërtasin fort te golat e shënuar, por pas takimit ka qenë radha e shqiptarëve për të qenë të zhurmshëm. Ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, në analizën e zakonshme që trajneri Kristian Panuçi zhvillon me futbollistët e tij.

“Sport Ekspres” mëson se nuk kanë munguar të bërtiturat dhe zëri i trajnerit italian është dëgjuar më së tepërmi. Sigurisht humbja me Skocinë nuk i ka pëlqyer, aq më tepër paraqitja e lojtarëve të tij.

Debat me të gjithë, që sjell edhe një atmosferë jo të mirë në kombëtare. Nën zë ka pasur shpesh pakënaqësi nga lojtarët, fillimisht prej seancave të forta stërvitore, por edhe prej rregullave strikte. Nëse italiani humbet lojtarët, me siguri nuk do ta ketë të gjatë në krye të kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online