Shaland zbulon sekretin e fitores së Kosovës: Lojtarëve u kërkova…

Ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet. Një festë e vërtetë ajo e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të mbushur me kapacitet të plotë. 45 minuta të vështira përballë Ishujve Faroe dhe pika e kthesës pas pushimit ndërmjet pjesëve.

Trajneri Bernard Shaland zbuloi kërkesën që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Një detyrë e caktuar, e cila i dha Kosovës fitoren 2-0 dhe kreun e grupit.

“Pjesa e parë ishte e mirë në ndërtimin e lojës. Donim që të luanim nga krahët dhe patëm shumë krosime, por vetëm një lojtar në zonë. Në pushimin pas pjesës së parë u kërkova lojtarëve të shkonin sa më tepër në zonë dhe këtë e bënë në pjesën e dytë”, tha trajneri.

Shaland shtoi: “Natyrshëm që është shumë mirë për lojtarët dhe për tifozët të luajmë në Prishtinë. Fituam ndaj Ishujve Faroe dhe barazimi i Maltës me Azerbajxhanin është një rezultat mjaft i mirë për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online