Panuçi: Respektojmë Spanjën, por nuk bëjmë viktimën. Luajmë me tre mesfushorë

Kristian Panuçi kthehet për herë të parë në Spanjë si trajner, pas viteve si futbollist te Reali. Italiani tashmë shpreson të befasojë, në ndeshjen e tij të parë kundër një rivali të madh. Në prag të sfidës kundër Spanjës në Alikante, Panuçi doli në konferencë për shtyp para ndeshjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shqiptarë e spanjollë.

Pritshmëritë – “Pres një ndeshje serioze dhe nuk kemi ardhur këtu për të qenë viktima e Spanjës. E respektojmë Spanjën dhe do tregojmë seriozitet ndaj saj. Spanja ka një ekip shumë të mirë dhe shumë të madh. Duam t’i hapim sa më shumë punë Spanjës.

Emocione – “Rikthehem pas shumë vitesh në Spanjë, por nuk kam asnjë emocion të veçantë. Mendjen e kam vetëm te skuadra ime dhe tek lojtarët e mi.

Mënyra e lojës kundër Spanjës – “Është një ndeshje që do shumë kujdes. Është një ndeshje që do ta shohë e gjithë bota. Lojtarët duhet të jenë të motivuar dhe me shumë dëshirë. Nëse nuk kanë dëshirë për të luftuar, më mirë të ndryshojnë profesion. Çdo trajner ka mënyrën e vet të të luajturit. Kemi lojtarë të ndryshëm dhe janë në gjendje të ndryshëm. Duhet të luftosh gjatë gjithë kohës, madje për 95 minuta, sepse nëse e humb përqendrimin për një minutë, atëherë Spanja të ndëshkon. Do të luajmë me tre mesfushorë. Kemi tre mungesa të rëndësishme, por gjithsesi ata që do të jenë në fushë do të japin më të mirën e mundshme”.

Guximi – “Do të luajmë me kurajë, por duhet të bëjmë kujdes. Do të përpiqemi të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë tona. Spanja nuk të lë të luash, por gjithsesi ne do të bëjmë lojën tonë”.

Çështja “Pike” – “Mendoj se Pike është guximtar.Është njeri me karakter dhe i drejtpërdrejtë. Nuk dua ta ngatërroj këtë ndeshje me çështje politike, por unë e vlerësoj shumë Pikenë për karakterin që ka. Ai është lojtar i një niveli shumë të lartë. E respektoj shumë. Mendoj se nuk do të ketë problem që të menaxhojë si duhet situatën.

Rezultat për Shqipërinë, apo Italinë? – “Do të doja që ekipi shqiptar të bëjë historinë me një rezultat të mirë, sepse është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. Megjithatë, nëse Spanja do të fitojë, ne do t’i japim dorën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online