Trajneri Kristian Panuçi foli në konferencën para ndeshjes me Skocinë. Tekniku italian tregoi për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë që ka për ndeshjen e nesërme.
“Do punojmë për të shënuar. Në Izrael kemi pasur shumë raste. Uroj që të marrim një rezultat pozitiv”.
“Që kur kam qenë këtu i kam inkurajuar lojtarët. Nuk i ka kërkuar kapitenit që të mbajë ekuilibrin, por nesër do të synohet fitorja”.
“Grezda është stërvitur gjatë gjithë javës dhe dje donte që të luante, por e lash jashtë. Ndoj ka sërish disa probleme”.
“Do të rikthehet Shqipëria fuqishëm. Ju i referoheni vetëm te ndeshjet me Ukrainën dhe Kosovës”.
“Do e shikoni nesër nëse do të luajë Balaj. Nëse do të ndikojë për pjesëmarrjen e tifozerisë do të jetë në fushë, por nuk e kam vendosur ende”.
“Nuk e ka thënë Duka që kjo ndeshje vendos fatin tim”.
“Unë e bëj punën time me shumë seriozitet dhe nuk vihem nën presion nga mediat. Duhet të shënojmë një gol më shumë”.
“Skuadra duhet të komunikojë më shumën në fushë. Nëse do të përmirësohet kjo gjë do të bëjmë mirë. Do ta shohim nesër se si do të sillen në fushën e lojës dhe kjo do të ndikojë shumë në rezultatin e ndeshjes”.
Zëvendësuesit e Bashës dhe Hysaj? “Formacionin do e shikoni nesër. Uroj mos të gaboj”.
“Nuk është e vërtetë që skuadra është dorëzuar. Ka qenë një ndër ndeshjet më të mira të luajtura, krahasuar dhe me fitoren në Turqi. Flasim për ndeshjen në Izrael. Njëri prej golave ka qenë pozicion jashtë loje”.