Mavraj: Në fushë duhet të jemi 11 kapitenë e 11 ushtarë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, foli para gazetarëve në daljen për shtyp për takimin e nesërm ndaj Skocisë në “Loro Boriçi”. Qendërmbrojtësi foli për gabimet e kombëtares në të shkuarën dhe se si mund të përmirësohet situata.

“Futbolli është në lojë komunikimi dhe ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. Kjo bëhet duke folur. Në golin e parë që pësuam me Izraelin trajneri ka të drejtë që thotë se kemi gabuar. Duhet të përmirësohemi tek raste ku kemi gabuar dhe kemi gjasa të fitojmë”.

“Duhet të punojmë si grup që të rrallojmë gabimet individuale. Na ka munguar dhe fati, për të mbajtur portën e paprekur. Në të shkuarën kemi treguar vlerat tona në prapavijë. Me një paraqitje të mirë  mund te ta mbyllim pa pësuar gol”.

“Kemi punuar me goditjet standarde dhe duhet shumë vëmendje në ndeshje. Në ndeshjet e rëndësishme goditjet standarde kanë fituar shumë vlerë. Duhet më shumë vëmendje sesa punë. Jemi stërvitur për të mos bërë më gabime”.

“Kemi punuar me goditjet standarde dhe duhet shumë vëmendje në ndeshje. Në ndeshjet e rëndësishme goditjet standarde kanë fituar shumë vlerë. Duhet më shumë vëmendje sesa punë. Jemi stërvitur për të mos bërë më gabime”.

“Kemi folur për vlerat e kapitenit. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të përqendruar pavarësisht nëse është Mavraj apo Ramos në fushë. 11 kapitenë në fushë e bëjnë skuadrën të mirë, 11 ushtarë duhet të jenë në fushë. Nuk jam unë i vetëm që flas me ekipin, është portieri dhe shumë të tjerë. Ne duam të gjithë që të mos pësojmë. Nëse flet nuk do të thotë se nuk pëson”.

“Ne do mundohemi që të futemi me dëshirë dhe vullnet për të mos pësuar, por kjo nuk mjafton. Duhet të shënojmë në portën kundërshtare. Duhet të mbrohemi dhe të shënojmë të gjithë. Nëse punojmë si skuadër do të kemi sukses. Nëse nuk besojmë të fitorja më mirë mos të luajmë fare “, përfundoi Mavraj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online