Panuçi: Luajmë për t’i dhënë goditjen një skuadre të plagosur

Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi ka folur para ndeshjes me Skocinë në konferencën e zakonshme për shtyp. Numri 1 i stolit kuqezi e ka pranuar se do të ketë ndryshime nga ndeshja me Izraelin, kjo për faktin se ndeshjet kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën.

Duhet të presim ndryshime nga ndeshja me Izraelin?

Luajmë 2 ndeshje për 3 ditë dhe do të dyshoj diçka, për një ndeshje kaq serioze dhe të rëndësishme. I kam menduar disa ndryshime, nga takimi i mëparshëm. Do i shikoni në fushë.
Mund të jetë prezenca e Agollit në fushë…

Agolli është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por do ta mësoni nesër nëse do të jetë në fushë apo jo. Ka punuar mirë dhe nëse do të luajë apo jo do ta mësoni nesër. Agolli është kapiteni i skuadrës pasi ka më shumë prezenca me skuadrën përfaqësuese.

Në Skoci do të kënaqeshit dhe me një barazim?

Nuk zbresim në fushë për një pikë, por për të fituar. Do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Luajmë në një ambient të vështirë, pasi mbështetja për vendasit do të jetë e madhe. Nuk vijmë me idenë se është mundur me Belgjikën.

Me pak fjalë vini në Skoci për të fituar?

Do të provojmë të fitojmë dhe me kualitetet që kemi. Duhet ta respektojmë kundërshtarin. Është e drejta jonë që të pretendojmë të fitojmë. Në varësi të ndeshjes, pas saj mund të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë.

Sa mbani mend nga hera e fundit që keni qenë në këtë stadium?

Para shumë kohësh kam qenë këtu në një nga netët më të bukura të jetës time. Kam shënuar një nga golat më të rëndësishëm në karrierë. Shënova dhe çova Italinë në Europian. Tani është situatë tjetër, pasi jam trajneri i Shqipërisë. Ka qenë një Skoci tjetër atëherë nga kjo e sotmja. Është vështirë që të luash ndaj Skocisë që vjen e plagosur nga një humbje me Belgjikën. Duhet respektuar krenaria e kësaj skuadre.
Është një skuadër që nesër do të reagojë pas humbjes me Belgjikës. Reagimi i takon çdo futbollisti dhe i frikësohem krenarisë së lojtarëve, për të reaguar në një moment jo shumë të mirë. Është një ndeshje e vështirë, por do të luajmë me shumë kurajo. Do t’i japim goditjen e fundit një skuadre të plagosur dhe jo ta pësojmë vetë.

E keni krijuar një strategji se si mund të arrini tek suksesi?

Nëse duam të jemi kompetitive nuk mund të përsërisim gabimet që bëmë me Izraelin. Janë dy modele të ndryshme. E kam parë skuadrën dhe uroj të shkojë gjithçka mirë. Skocia është një kundërshtar që luan me topa të gjatë. Kam idenë time për ndryshimet që do të bëj. Nëse do të përsërisim gabimet teknike që ndodhën në pjesën e parë në ndeshjen e fundit atëherë do ta paguajmë shtrenjtë. Nëse do të kalojmë në disavantazh do të jetë e vështirë për të shënuar.
Qendra e mbrojtjes…

Gjimshiti dhe Veseli mund të them se jam i qetë për ta. Më kanë bindur me lojën e tyre. gabimet ndodhin në futboll. Nuk kemi të bëjmë me gabime themeltare për ndonjë budallallëk në prapavijë. Jam i kënaqur me ta dhe më bindin me lojën që bëni. Janë gabime teknike që ndodhin, siç pamë me Izraelin.

Rikthimi i Kaçes…

Kemi një problem muskulor me Lilën dhe isha i detyruar që ta zëvendësoja. Nuk është më Lila me ne. Ishte një zgjidhje emergjente. Edhe ai ka pasur probleme fizike në shpinë. Është një lojtar me personalitet dhe do të shoh në pjesën e dytë nëse do të jetë në fushë. Problemi fizik i Andi Lilës më çoi që të bëj këtë zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online