Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi foli për mikrofonin e “rtsh” mbas përfundimi të miqësores ndaj Izraelit. Tekniku italian u shpreh se skuadra e tij e meritonte fitoren, por pranoi se skuadra u tregua disi konfuze në disa aspekte të lojës.
“Ne kishim shanset tona, krijuam raste dhe them se e merituam fitoren. E dinim se do të jetë e vështirë që të shënonim ndaj një skuadre si Jordania, pasi ata do të luanin në mbrojte. Ishte e vështirë për ne që të depërtonim dhe skuadra u tregua disi konfuze në disa momente”.
“Kemi pak ditë kohë për t’u rikuperuar për ndeshjen e ardhshme. Na penalizuan pak dhe dëmtimet. Tani na duhet të rikuperohemi për ndeshjen me Irzaelin. Hysaj ka luajtur një muaj shumë impenjativ ashtu si dhe Basha e Memushaj. Nuk doja që ti ngarkoja shumë”.
“Skuadra luajti mirë dhe u soll mjaft në mënyrë mjaft profesionale në fushë, Mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Vendosa që sot të luanim me tre mbrojtës ,por e them sërish që dëmtimet na kushtëzuan”.
Uzuni bëri një ndeshje të mirë dhe ka mjaft kualitet. Po ashtu edhe Grezda bëri mjaft mirë.