Para pak ditësh mungoi Armando Sadiku për një gjendje gripale, ndërsa sot Kristian Panuçi nuk do të ketë në dispozicion Eros Grezdën.
Mesfushori i talentuar, titullar ndaj Lihtenshtejnit, nuk do të jetë i gatshëm sot, për shkak të një helmimi, raporton Supersport.
Që mbrëmë Grezda pati probleme dhe nata nuk ka qenë aspak e qetë për të, ndaj sot zor se do të jetë në stol, sepse për formacionin nuk bëhet fjalë. Në vend të tij Panuçi ka programuar Jahmir Hykën.