Panuçi: Euro 2020 fiksim, Kapelos i kam dhënë diçka edhe unë

0

Trajneri i ri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, i ka të qarta synimet dhe objektivat tashmë që është bërë i pari i stolit kuqezi. Duke folur në konferencën për shtyp ku është prezantuar zyrtarisht, Panuçi piketoi Euro 2020: “Synimi? Euro 2020, ai është objektivi im i vetëm, do jetoj veç për këtë. Nëse jo, mirupafshim dhe do të jem me nerva, i tërbuar me veten. Ky është objektivi, të shkoj në EURO 2020. Do jetoj vetëm për këtë objektiv.”

Panuçi nuk ka frikë dhe kujton eksperiencën ruse me Kapelon, për të cilin ka fjalë shumë të mira, por edhe një batutë me “kunj”: “Është nder të jem trajner i Shqipërisë, jam shumë i karikuar dhe nuk kam asnjë frikë, përkundrazi. Nuk kam frikë se digjem, ia kam dalë me Kapelon edhe te Rusia. Në Rusi më kërkoi Kapelo dhe besoj se kam mësuar shumë, ishte një shkollë e rëndësishme për mua.

Ndikimi nga Kapelo? Uroj t’i ngjaj. Mendoj se kam qenë lojtari më i rëndësishëm për të, më merrte me vete kudo, si lojtar. Kam pasur fatin ta kem te Milani kur isha 18 vjeç, më ka mësuar shumë, një trajner, mik dhe baba, i jam mirënjohës. Megjithatë, tani jam 44 vjeç dhe besoj se i kam dhënë edhe unë diçka atij”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.