Nga fjalët te veprat, Panuçi në Elbasan për Kukësin

0

Sapo ka shkelur në Shqipëri, por Kristian Panuçi nuk ka kohë të zgjatet me deklarata e premtime, sepse sapo ka mbaruar konferencën për shtyp ku u prezantua zyrtarisht para medieve, menjëherë është ulur të bisedojë me presidentin Armand Duka për fillimin e punës, organizimin, listat e lojtarëve e shumë çështje të tjera.

Panuçi premtoi se kampionati shqiptar nuk përbën asnjë dallim nga kampionatet e tjerë për të dhe do të grumbullojë lojtarët që do të mendojë se e meritojnë dhe do të jenë më në formë, pavarësisht se ku luajnë.

Si për të konfirmuar këto fjalë, që sot Panuçi do të “zbresë në fushë”, sepse “Sport Ekspres” mëson se trajneri italian do të jetë në “Elbasan Arena”, për të ndjekur Kukësi-Sherif Tiraspol. Gjithashtu, nesër me shumë gjasa Panuçi do të shkojë në Korçë, për të ndjekur nga afër Skënderbeun, ku luan Latifi, por edhe disa lojtarë të tjerë kandidatë për një vend në kombëtare.

Një rast për të parë më nga afër nivelin e dy prej skuadrave më të mira në Shqipëri, por edhe të shohë nga afër ambientin, të fillojë të prekë nga afër realitetin shqiptar dhe pse jo, të krijojë ndonjë ide për Koliçin, i mrekullueshëm në Moldavi dhe i konfirmuar tashmë si një ndër yjet e kampionatit shqiptar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.