Pambuku: Lojtarët kanë marrë pagat, në Cërrik kërkojmë arbitra të FIFA-s!

Barazimi në fundjavën e shkuar ndaj Elbasanit e ka komplikuar shumë situatën e Tomorit në Grupin B. Kalendari i javës së 27-të i vë beratasit përballë Turbinës, e cila i pret në Cërrik. Këta të fundit kanë 5 pikë më shumë në renditje se Tomori, për të cilët një humbje do të ishte fatale.

Drejtori i sporteve në Bashkinë e Beratit, Alban Pambuku, ka folur për SportEkspres.com dhe ka deklaruar, se beson ende te mbijetesa.

“Gjatë javës kemi patur disa takime me lojtarët, u kemi kaluar pagat në bankë dhe jemi munduar që ti mbajmë të karikuar para transfertës me Turbinën. Do ishte fatale një humbje, por ne jemi të përgatitur që të luajmë pa presion dhe të nxjerrim ndeshjen e sezonit. Ne besojmë ende te futbollistët tanë dhe i kërkojmë FSHF-së të dërgojë arbitër të FIFA-s në Cërrik”.

“Jemi në një situatë që nuk na ka lënë shumë hapësirë të mendojmë për të ardhmen. Aktualiteti i skuadrës është objekti i punës sonë, ndërsa për vazhdimësinë do të flasim pas përfundimit të kampionatit. Në këtë situatë, rëndësi për ne ka vetëm fitorja në Cërrik”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *