Palota e thotë troç: Ndihem i neveritur

Humbja 2-0 në trasnfertën ndaj Bolonjës nuk është pritur aspak mirë nga presidenti amerikan i Romës, Xhejms Palota. Në një prononcim të shkurtër për “RomaPress”, numri një i Romës përmblodhi me vetëm një fjali përshtypjet që i dha takimi ndaj skuadrës së drejtuar nga Filipo Inzagi.

“Ndihem i Neveritur”, ishin fjalët e vetme të amerikanit. Trajneri Euzebio Di Françesko e sheh veten në një pozitë shumë të vështirë, por 49-vjeçari do të ketë mundësi të shlyejë ecurinë e dobët të fillimit të sezonit (vetëm 5 pikë në 5 ndeshje) në dy ndeshjet e ardhme.

Në mesjavë Roma pret në “Olimpico” Frozinonen, ndërsa vetëm tri ditë më vonë është derbi ndaj Lacios, ku Roma luan përsëri si pritës. Në rast dështimi të marrjes së gjashtë pikëve atëherë në stolin e Romës mund të afrohet Vinçenco Montela ose Antonio Konte, të dy këta trajnerë që për momentin janë në pritje të ofertave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online