Palaçollëqet e presidentit anormal, Palermo rrezikon shumë

Sezoni i tanishëm i Palermos mund të hidhet në erë për shkak të disa mashtrimeve me bilancet e klubit të bëra nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.

Pak muaj më parë biznesmeni italian shiti aksionet e klubit sicilian, por së fundmi prokuroria italiane ka zbuluar disa parregullsi në pasqyrat financiare, të cilat janë kryer për te fshehur situatën alarmante të borxheve të Palermos. Në rast se kjo manovër nuk do të kryhej, me shumë gjasa klubit s’do t’i jepej licenca për të vijuar pjesëmarrjen në Serie B.

Më datë 10 maj pritet të zhvillohet një seancë dëgjimore ku i pranishëm do të jetë Zamparini dhe ish-drejtori i bordit Morosi Anastasio. Në rast se mashtrimi vërtetohet, Palermo mund të dënohet me rrëzim në Serie C.

Ndërkaq, klubi ka dalë së fundmi me një komunikatë për shtyp ka tha theksuar se raportimet e medieve italiane janë të ekzagjeruara dhe se klubi gëzon në situatë financiare të shëndetshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *