Boksieri filipinas Mani Pakuajo do të rikthehet të luftojë në SHBA pas dy vitesh mungesë. Kundërshtari i 40-vjeçarit do të jetë boksieri amerikan Adiren Broner dhe dueli do të zhvillohet në Las Vegas, Nevada.
Pakuajo do të futet në ring për të mbrojtur titullin e “WBA” (dytësor) në peshën “welterweight” (63.5 deri në 66.7 kg). Edhe pse në moshë shumë të madhe, Pakuajo është shprehur se ndihet më në formë se kurrë dhe se dëshiron që të fitojë tituj të tjerë.
Pakuajo është një legjendë e gjallë e sportit të boksit, pasi është boksieri i vetëm në histori që ka fituar tituj kampion bote në tetë divizione të ndryshme peshash.