Sëmundja e fëmijës dhe e ardhmja, Hese gati të rikthehet ai i dikurshmi

Karriera e Hese Rodrigez ka pësuar një rënie drastike. Sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur për herë të fundit një ndeshje zyrtare në muajin mars. Tani po stërvitet me PSG-në, ku nuk është aktivizuar për asnjë minutë, pasi refuzoi një huazim te Las Palmas në momentin e fundit.

Por, siç duket spanjolli e ka kuptuar gabimin dhe në një intervistë për “AS” ka zbuluar shumë mbi të ardhmen e tij dhe për momentet e vështira që ka kaluar për shkak të lindjes problematike të djalit të tij, që vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

SËMUNDJA E FËMIJËS – “Kam kaluar momente shumë të vështira, situata akoma nuk është e qetë. Nuk ja uroj askujt që fëmija të ketë çdo lloj sëmundje, e jo më një sëmundje të pashërueshme si në rastin e djalit tim. Por, në të njëjtën kjo më motivon. Kur jam i lodhur në stërvitje i tham vetes: “Nuk më intereson dhimbja ose plogështia, duhet të vazhdoj deri në vund për djalin tim dhe për dy fëmijët e mi të tjerë”.

E ARDHMJA  – “Tani dua që të luaj. Kur mbaroi merkato e verës mu bë e qartë që s’do të luaja për PSG-në, por  pavarësisht kësaj nuk e kam lënë stërvitjen pas dore, madje para pak javësh trajneri Tuhel u tha të tjerëve se jam një shembull për të gjithë. Dua të rikthehem në fushë e të shijoj këto gjashtë muaj që kanë mbetur. Më mungon shumë dëshira për të fituar një ndeshje. Familja ime po e përjeton keq gjithashtu, ata po e vuajnë faktin që unë nuk po luaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online