Lukas Paketa është lojtari që të gjithë presin ta shohin në fushë në Milano. E kanë cilësuar si Kaka i ri, por dihet që Serie A është një kampionat i vështirë dhe përshtatja është një element i rëndësishëm. Këtë proces mesfushori dëshiron ta kalojë sa më shpejt.
“Kam qenë në Milano dhe gjithçka ishte shumë e qetë. Ishte një periudhë adaptimi, madje edhe për familjen time. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që kur të kthehem në Milano të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin në fushë”, është shprehur Paketa.
Dëshira e mesfushorit është e madhe të ndjekë hapat e Kaka, por nga ana tjetër thekson se dëshiron të shkruajë historinë e tij me fanellën kuqezi. “Kaka është idhulli im. Ai ka pasur një karrierë brilante. Është e qartë që do të doja të ndiqja hapat e tij, por gjithashtu të tregoja vetën time te Milani. Uroj të marr më të mirat nga ai dhe të bëj më të mirën time”.