Pafytyrësia e Luftëtarit, kontakton serbin “bukëshkalë”

Luftëtari është në kërkim të një trajneri. Gentian Mezani e mbylli me gjirokastritët pas humbjes 1-5 të pësuar me Kastriotin, ndërkohë që ua plasi në fytyrë drejtuesve: “Me këtë ekip jemi të rënë nga Superiorja”. Vetëm pesë lojtarë në stol, fazë përgatitore në palestër, gjysma e titullarëve të larguar, ndërkohë që në Gjirokastër presin mrekulli dhe fjalë të mirë. Për të mos harruar edhe problemet financiare që kanë qenë prezente.

Gjithsesi në kampin bluzi mendojnë të vijojnë me absurditetet e tyre. Së fundmi është kontaktuar për pankinën Mlladen Milinkoviç. Se si mund të presin në Gjirokastër një “po” prej tij vetëm një Zot e di. Vetë serbi ka pranuar kontaktet, por refuzon rikthimin. Krejtësisht normale.

“Luftëtari më ka kontaktuar, por kam vendosur të mos rikthehem. Klubi gjirokastrit nuk më ka shlyer ende detyrimin që më ka nga sezoni 2016-2017, edhe pse ka një vendim të FIFA-s”, shprehet Milinkoviç për kolegët tanë të “Panorama Sport”.

AKUZAT E TAVOS – Të kthehemi pas në kohë për të kuptuar absurditetin që ndodh te Luftëtari. Presidenti Grigor Tavo, kur pati probleme me Milinkoviç, pat dhënë një deklaratë që rëndonte shumë mbi ish-trajnerin që la gjirokastritët për Kukësin.

“Nuk i kam dhënë rrogën e fundit, sepse nuk u paraqit në punë. Ishte nën kontratë edhe një vit dhe duhet të vazhdonte si trajner i Luftëtarit. Por, Milinkoviç është një bukëshkalë, që e ka humbur totalisht respektin tim dhe të gjirokastritëve të vërtetë. Iku si një mosmirënjohës, duke mos zbatuar kontratën që kishte me klubin”, deklaronte asokohe Tavo në “Panorama Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online