Pa mëshirë: Dhunuan arbitrin, dënohen me… 40 vite larg futbollit!

Një dënim ekzemplar na vjen nga Irlanda. Tre futbollistë të Mulingar Taun e kanë pësuar për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit të ndeshjes, Daniel Sueni. Ky i fundit u sulmua në parking nga 3 futbollistë dhe një tifoz, ish-lojtar i Mulingarit.

Katërshja nuk tregoi mëshirë për arbitrin, duke e dhunuar afër Horslip. Thyerje nofullash, dëmtime në fytyrë dhe probleme në hundë. Sueni përfundoi në operacion, që zgjati rreth 5 orë.

Jemi të tronditur dhe të tmerruar: sulmet dhe abuzimet kundër nesh janë rritur shumë. Duhet të na konsiderojnë si një resurs dhe duhet të marrim mbrojtjen dhe respektin që meritojmë”, reagoi Paul O’Brajan, presidenti i Shoqatës së Arbitrave të Irlandës.

Federata e Irlandës vendosi t’i bëjë shembull agresorët, duke i dënuar me… 40 vite larg futbollit! “Nivel dhune i paprecedentë dhe i pajustifikuar”, u shpreh Federata e vendit britanik. Lojtarët e ekipit amator i kanë dhënë lamtumirën futbollit, ndërsa tifozi stadiumeve.

Ai nuk mund të shkelë më në tribuna, ndërsa është vendosur që në çdo ndeshje të Mulingarit do të jenë të pranishëm 3 zyrtarë deri në fund të sezonit. Dënimit nuk i ka shpëtuar as klubi i Mulingarit, që është gjobitur me 500 euro për mungesën e kontrollit ndaj lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online