Apolonia nuk luan në “Loni Papuçiu”, klubi u kërkon falje tifozëve

0

Apolonia luan sot në shtëpi kundër Turbinës ndeshjen e vlefshme për llogari të javës së dhjetë të Kategorisë së Parë. Klubi fierak ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se ndeshja nuk do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Me cërrikasit luhet në aneksin stërvitor për shkak të gjendjes së tapetit në stadium.  Apolonia u kërkon falje tifozëve dhe kërkon që t’i mirëkuptojnë për situatën e krijuar.

“Apolonia – Turbina, sot ora 14:00. Ju kërkojmë ndjesë tifozëve, por ky takim nuk mund të zhvillohet me praninë e tyre pasi FSHF ka vendosur që të luhet në aneksin stërvitor për shkak se tapeti i stadiumit “Loni Papuçiu” është në gjendje të rëndë pas shirave! Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, shkruhet në njoftimin e klubit të Apolonisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.