Ozil “vullkan”, u vërsulet mediave, Federatës Gjermane dhe sponsorëve

Mesut Ozil priti gjatë, heshti me shumë nga sa duhej, por sot ka folur dhe i ka thënë të gjitha.

Pas deklaratës së parë publikuar në rrjetet sociale, ku shpjegonte se takimi me Erdoganin nuk kishte asnjë sfond politik dhe ishte një takim në respekt të rolit të presidentit të vendit të origjinës, mesfushori gjerman ka sulmuar ashpër të gjithë në Gjermani, me një deklaratë të fortë, e dyta nga tre të tilla.

Ozil e ka me mediat, që kanë kërkuar patjetër lajme të forta në një kohë nuk kishte asnjë lidhje takimi i Ozilit me Erdoganin me paraqitjen e dobët të Gjermanisë në Botëror. Gjithashtu, Ozil ka duar edhe sponsorët e kombëtares, që menjëherë shmangën Ozilin, duke e trajtuar si figurë problematike, në një kohë që edhe Federata Gjermane është në shënjestër, duke qenë se nuk mbajti asnjë qëndrim.

Në deklaratë thuhet:

“E di që jam një futbollist që kam luajtur në tre ligat më të forta në botë, ku kam qenë me fat që kam pasur mbështetje nga shokët e stafet drejtues, në Bundesligë, La Liga e Premier League. Përveç kësaj, gjatë karrierës sime kam mësuar si të sillem me mediat.

“Shumë njerëz gjykojnë paraqitjet e mia, herë më duartrokasin e herë më kritikojnë, i pranoj të gjitha, sepse nuk jam futbollist perfekt. Megjithatë, nuk mund të pranoj që mediat në Gjermani të fajësojnë origjinën time dhe një foto të thjeshtë për një paraqitje të dobët të gjithë ekipit në Botëror.

“Disa gazeta gjermane po përdorin origjinën time dhe foton me Erdoganin si propagandë për partitë e djathta në Gjermani, duke publikuar fiton time për të shpjeguar humbjet në Rusi. Nuk kritikuan paraqitjet e mia, as të skuadrës, por thjesht origjinën time turke. Kjo kalon një vijë personale që nuk duhet kaluar, pasi gazetat u munduan të kthejnë kombin gjerman kundër meje.

“Gjithashtu, më duken zhgënjyese standardet e dyfishta të mediave, pasi ish-kapiteni gjerman Lotar Mateus u takua me një lider tjetër botëror (Putin) para pak ditësh dhe askush nuk e kritikoi, askush nuk i kërkoi llogari, për shkak të pozicionin të tij në Kombëtaren gjermane. Nëse unë duhej të mos shkoja në Rusi, po Mateusit, i duhej hequr shiriti simbolik i kapitenit, apo unë jam një shënjestër me e mirë, meqë jam me origjinë turke?

“Kam menduar gjithnjë se partneriteti nënkupton mbështetje, në të mirë e në të keq. Kisha planifikuar të vizitoja ish-shkollën time në Gelsenkirshen, në Gjermani, se bashku me dy partnerë që merren me vepra bamirësie. Kisha themeluar një projekt për një vit ku fëmijët emigrantë dhe ata nga familje të varfra të luanin se bashku dhe të mësonin rregullat shoqërore për jetën. Megjithatë, pak ditë para se të shkoja, të ashtuquajturit partnerë më braktisën, nuk dëshironin të punonin më me mua. Edhe shkolla i tha stafit time se nuk më donte atje, nga frika e mediave dhe nga ngritja e frikshme e partisë së krahut të djathtë në Gelsenkirshen. Kjo më lëndoi pa masë.

“Edhe një sponsor tjetër më braktisi, sponsori i Federatës Gjermane, që nuk më dëshironte më në fushatën e vet publicitare dhe më zhduku nga posterat dhe reklamat e saj, në një kohë që kjo kompani (Mercedes) akuzohet nga një ministër gjerman se përdor teknologji të paligjshme në produktet e veta, por nuk i ndodh asgjë. Në gjithë këtë krizë, Federata Gjermane nuk kërkon asnjë shpjegim nga sponsori. Mos ndoshta është diçka shumë më e rëndë se një foto me presidentin e familjes sime? Çfarë mendon Federata Gjermane për këtë?

“Siç e thashë, partnerët mbështetin njëri-tjetrin në çdo situatë. Adidas, Beats dhe BigShoe janë treguar jashtëzakonisht besnikë dhe të mrekullueshëm, duke dalë mbi idiotllëqet e mediave gjermane. Gjatë Botërorit punova me BigShoe dhe ndihmova 23 fëmijë të kryenin operacione që u shpëtuan jetën, ashtu si bëra edhe në Brazil e Afrikë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, por mediat nuk i kushtojnë asnjë rëndësi. Për ta, kanë më shumë vlerë fotoja me një president apo ulërimat e tifozëve në stadium“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online