“Përforcohet” Tirana, Ze Maria tani buzëqesh

Tirana do të bëjë një paraqitje sa më të mirë në rikthimin në elitë. Skuadra që ka më shumë tituj në vend normalisht që pretendon majën e klasifikimi dhe trajneri Ze Maria po e ndërton me shumë kujdes skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Ka ndodhur ashtu siç pritej, pasi sot klubi bardheblu ka njoftuar mbërritjen mbrojtësi Vinsent Atinga dhe mesfushori Uinful Kobina, të cilët kanë pozuar nga aeroporti “Nënë Tereza”.

“Vinsent Atinga (qendërmbrojtës) dhe Uinful Kobina (mesfushor qendre) kanë mbërritur në Tiranë për tu bashkuar menjëherë me grupin në stërvitje. Gjatë paradites ata janë trajnuar me përgatitësin atletik Rafael Kosta në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, përfundon postimi i Tiranës.

Duhet të jetë i lumtur tekniku brazilian, i cili sheh që të bashkohen me skuadrën dhe dy prej lojtarëve të ardhur këtë verë. Tani i vetmi që mungon është Erjon Hoxhallari, i cili vijon huazimin te Laçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online