Tefik Osmani: Po ndjekim Shkëmbin, do e takoj Takajn

Teuta fitoi miqësoren me Laçin dhe loja në përgjithësi ishte e mirë. Këtë e pranoi edhe kapiteni Tefik Osmani, i cili theksoi se thjesht po bëjnë atë që u kërkon trajneri Shkëmbi. “Në këtë periudhë nuk ka shumë rëndësi rezultati, por që lojtarët të kapin formën e tyre maksimale dhe të zhvillohet ajo lojë që kërkon trajneri. Besoj kemi bërë atë që kërkoi trajneri”, u shpreh fillimisht Osmani për “SportEkspres.com”.

Në verë lëvizjet ishin disa te Teuta, ndërkohë që ekipi normalisht ka ardhur në rritje. Tanimë durrsakët renditen të tretët dhe sigurisht ekipet e tjera e shohin me sy tjetër. Gjithsesi Osmani thekson se asnjëherë nuk e kanë pasur të lehtë.

“Në fillim të fazës ka pasur lojtarë që kanë ardhur të rinj, duke qëndruar afër kemi njohur më mirë njëri tjetrin. Gjithmonë ndeshjet janë të vështira. Mendoj se Teuta, pavarësisht se nuk bën shumë zhurmë si ekipet e tjera, ka ecur me këmbë në tokë dhe ka qenë e vështirë”, shtoi qendërmbrojtësi.

Nesër durrsakët luajnë me Skënderbeun, ish-ekipin e Osmanit. I pyetur nëse është në ndeshje e veçantë, ai tha: “Normale, nuk është puna se është e veçantë. Të luash gjithmonë kundër Korçës, si miqësore, si zyrtare, normalisht që ka emocionet e veta. Megjithatë është ndryshe miqësorja nga zyrtarja”.

Me presidentin Ardjan Takaj ka pasur edhe ndonjë “kunj” të hedhur në ajër, por Osmani thekson se nuk ka asgjë me të. Madje ai zbulon se më parë kanë programuar të takohen, gjë që pritet të ndodhë.

“Nuk kam asnjë gjë me Takajn, kemi lënë edhe takim më parë. Unë kam qenë i grumbulluar me ekipin dhe besoj se do takohemi. Nuk ka asnjë problem”, përfundoi Osmani. Sa i takon ndeshjes miqësore me Skënderbeun, ajo zhvillohet nesër prej orës 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online