Osmani, Partizani në horizont?

Partizani po punon me dy pista në merkato. Luçiano Moxhi ka marrë përsipër zgjedhjen e futbollistëve nga jashtë vendit, ndërsa brenda Shqipërisë po punohet me disa lojtarë të ndryshëm. Në skenë kanë dalë emrat e Takut, Teqjes dhe së fundmi në dritë ka dalë edhe Karabeci, por punët e mira bëhen në fshehtësi dhe grepat e “demave” kanë shkuar deri te ekipi i Skënderbeut. Më saktë te Tefik Osmani, një alternativë potenciale në mbrojtjen e të kuqve. Duke parë probleme që kryeqytetasit kanë shfaqur në këtë repart dhe alternimet e shpeshta të Atandës, Malotës dhe Krasniqit, drejtuesit kanë menduar të futen në merkato.

Fotoja e siguruar nga gazeta “Sport Ekspres” para ndeshjes së luajtur në Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit lë shumë vend për fantazi. Në të dallohet qartë mbrojtësi Tefik Osmani nën shoqërinë e drejtori Edmond Haxhija dhe këshilltarit italian Luçiano Moxhi. Biseda duket e vrullshme, por kuptimi i panjohur i fjalëve mes tyre zgjon edhe më shumë kureshtjen, pasi futbollisti mund të jetë pronotuar që në atë periudhë.

MUNDËSIA – Afrimi i Tefik Osmanit te Partizani nuk është i pamundur. Mbrojtësi shtatlartë ka treguar një formë mjaft të mirë këtë sezon duke u kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën e të kuqve. 31-vjeçari i shëtitur në shumë ekipe nuk e ka problemin e lëvizjes në ndonjë ekip tjetër, pasi edhe në verën e kaluar e ka parë si mundësi largimin, madje ka rinovuar vetëm në fund të verës me korçarët. Osmani do të përjetonte një rikthim në Korçë, pasi ka qenë pjesë e “demave” në vitin 2007-2008.

MBROJTJA – Partizani ka pasur shumë oscilacione në mbrojtje në edicionin e kaluar. Reparti defensiv ka qenë edhe më i “prekshmi” dhe ka përjetuar lëvizjet më të shpeshta. Në krahun e djathtë Fejzullahi dhe Ibrahimi janë alternuar. Në qendër Malota, Krasniqi dhe Atanda kanë shkëmbyer shpeshherë vendet, ndërsa e njëjta situatë me krahun e majtë. Partizani ka pësuar shumë pak, por kjo si meritë e stilit mbrojtës të lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online