Debutimi i Anthony Joshua-s në SHBA pritej të ndodhte më datë 1 qershor në “Madison Square Garden”, New York. Fillimisht kundërshtari i kontraktuar ishte boksieri i pamposhtur Jarell Miller, por dueli me 30-vjeçarin u anulua për shkak se Miller rezultoi pozitiv për përdorimin e tre substancave të ndaluara.
Kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj nga dueli, promotori i Joshua-s Eddie Hearn u mundua të bindte boksierin kubanez Luis Ortiz (31 (26 Ko), 1, 0 ), por ky i fundit refuzoi ofertën prej 5 milionë dollarësh duke e konsideruar si fyese për një kundërshtar të kalibrit të tij, i cili konsiderohet nga shumë ekspertë dhe konfederata boksi si boksieri më i mirë pas Joshua, Wilder dhe Fury).
Sipas të gjithave gjasave, boksieri favorit për t’u ndeshur me Joshua-n është meksikano-amerikani Andi Ruiz. 29-vjeçari ka një rekord prej 32 fitoresh (21 me nokaut) dhe vetëm një humbje të pësuar me vendim maxhoritar (115-113, 115-113, 114-114) ndaj boksierit nga Zelanda e Re, Joseph Parker.