Operohet Jarmolenko, infermieria e “Çekiçëve” mbushet plot

Uest Hemi po has në probleme për shkak të dëmtimeve të lojtarëve. Janë plot pesë elementë cilësorë që kanë pësuar lëndime. Lanzini, Uilshere, Karlos Sançez dhe Karoll janë të dëmtuar, ndërkohë që kësaj liste i është shtuar edhe një tjetër.

Andrej Jarmolenko e ka pësuar në ndeshjen kundër Totenhemit, teksa ka një dëmtim në tendinën e Akilit. Plot gjashtë muaj do i duhen sulmuesit ukrainas të rikthehet i gatshëm për londinezët.

Një ditë më parë ai është operuar dhe sikurse “Çekiçët” njoftojnë, gjithçka ka shkuar më së miri dhe tanimë të gjithë janë të përqendruar ta ndihmojnë Jarmolenkon gjatë periudhës së riaftësimit. Besimi është i madh se sulmuesi do të rikuperohet sipas planit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online