Operacioni “fshesa”, Kukësi largon të parin

Kukësi ka nisur largimet. Verilindorët kanë njoftuar mbylljen e marrëveshjes me sulmuesin Haris Harba, i cili u mor këtë verë për të mbajtur peshën e sulmit. Gjithsesi tanimë është ndërprerë bashkëpunimi dhe është gjithçka zyrtare.

“Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Haris Harban. Sulmuesi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin. Boshnjaku, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së dimrit regjistroi 11 aktivizime në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 2 gola. Klubi falënderon Haris Harban për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë”, njofton klubi verilindor.

Harba u aktivizua vetëm në 4 ndeshje në kampionat, por vetëm në 2 takime zbriti në fushë që nga minuta e parë, duke mos mundur që të shënojë asnjë gol. 30-vjeçari shënoi një gol në Kupë, ndaj Orikut në turin e parë në fitoren 4-1. I vetmi gol që do të mbahet mend nga kuksianët është realizimi në Gjeorgji, kur sulmuesi shënoi me një super goditje, duke i lënë disi pashpresa verilindorëve për kualifikim, ndonëse në ndeshjen e kthimit nuk erdhi përmbysja me Torpedo Kutaisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online