Olsi Rama për sherrin Fili-Starova: Sulmuesi nuk është larguar ende

Olsi Rama është shfaqur para mediave, për të folur për startin e kampionatit, por natyrisht vëmendja ishte e gjitha te sherri mes Sulejman Starovës dhe Realdo Fili, pasditen e djeshme.

Drejtori i përgjithshëm nuk shqetësohet për humbjen në Vlorë: “Kemi pësuar një humbje në Vlorë si rezultat i një 11-metërshi të akorduar në minutën e fundit të kohës shtesë. Mendoj se në përballjen e luajtur ndaj Flamurtarit ekipi ka zbatuar mjaft mirë detyrat taktike të dhëna nga trajneri. Në këtë fazë ku jemi për ne është mjaft e rëndësishme që skuadra të bëjë paraqitje të tilla, për më tepër që ndaj Flamurtarit nuk kishim në dispozicion disa prej lojtarëve të afruar gjatë merkatos së janarit. Merkaton mund ta konsideroj të përfunduar, jemi mjaft të kënaqur me elementët që kemi afruar në ekip. Kemi rritur cilësitë teknike e fizike të skuadrës dhe mendoj se kemi goditur aty ku ishte e nevojshme përforcimi i skuadrës”.

Çështja Fili

“Fili është lojtar i Partizanit. Ne prej disa kohësh kemi diskutuar edhe me menaxherin e tij mbi mundësitë që lojtari të ketë për të luajtur, pasi ka nevojë që të aktivizohet, duhet të fitojë besimin në aftësitë e tij. Ne e kemi konsideruar pjesë të Partizanit dhe prandaj kemi sugjeruar edhe një formë huazimi, që të kishim mundësi të shikonim edhe potenticialin e lojtarit. Fili nuk është i larguar kemi akoma për të biseduar. Çështja është që tek Partizani duhet të qëndrojnë vetëm lojtarët që kanë dëshirë të japin për skuadrën maksimumin e tyre. Besoj që fanela e Partizanit është e nderuar dhe e respektuar dhe e meriton që ti kthehet në këtë mënyrë respekti. Ne kemi afruar lojtarë përgjatë merkatos, normal që një lojtar si Fili ndihet disi në trysni , por është zgjedhja teknike e trainerit se cilët lojtar do të aktivizojë në fushë”.

Starova dhe e ardhmja

“I lexova edhe unë lajmet për trajner austriak në gazeta, por nuk ka asgjë të vërtetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online