Kastrioti i jep goditjen e parë grupit, +7 nga Egnatia

Një gol i Taulant Markut, një pukjani, ka mjaftuar që Kastrioti të mposhtë 1-0 Tërbunin dhe të fluturojë drejt Superiores.

Ndeshje e ndërlikuar, goli erdhi 12 minuta para fundit, por Kastriot tregoi se është ekipi më i kompletuar i grupit A në Kategorinë e Parë.

Tërbuni-Besa jo me kot është shumë pranë vendit të tretë dhe në dhjetor shkëlqeu, por ka lëshuar disi në renditje dhe në ndeshjen e ardhshme kundër Erzenit do kërkojë fitoren e parë të vitit, për t’u kthyer aty ku ishte para festave.

Ndërkaq, Kastrioti është +7 nga Egnatia, nuk janë pak, edhe pse nga ana tjetër ne këtë moment vlejnë vetëm 3 pikë realisht, sepse pikët do të përgjysmohen pas fazës së dytë. Gjithsesi, ky Kastriot bind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online