Olsi Rama “i tërheq veshin” Bardhit për tentativat e spektaklit: Goli më i bukur është ai që kalon vijën fatale

Partizani arriti që të mposht Teutën në shifrat 0-1 mes shumë emocionues. Me raste të pastra nga të dyja ekipet, të kuqtë po kryesojnë Superioren me të njëjtat pikë me durrsakët, por e kalojnë për shkakun e triumfit të sotëm. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, drejtori Olsi Rama e cilëson këtë kampionat si më të bukurin.

“Nuk dua që ta nis me polemika për arbitrat. Kemi marrë fitore në Durrës. Ekipi ynë ka treguar qëndrueshmëri dhe rritjen e nivelit të lojës. Jemi aty me meritë siç është me meritë edhe Teuta. Para disa javësh krahasonin kampionatin spanjoll me atë shqiptar, por në La Liga mbetën me 2 ekipe, ndërsa këtu janë 4 ekipe që duan të shpallen kampion me të drejtë. Për sa kohë që unë e ndjek futbollin shqiptar, në këtë pjesë është kampionati më i bukur.

Kampionati shqiptar është më e vështirë sesa mendoni, shumë i vështirë është realisht. Nëse shkon në Maqedoni dhe thua se “Buba” nuk luan në 11 titullare te Partizani do të habiteshin. Por ky është fakti. Duhej të kishim koordinuar më mirë goditjet drejt portës. Ishte edhe ajo gjuajtja e Bardhit me rrofeshatë që kaloi ngjitur me shtyllën. Do të ishte gol shumë i bukur, por në këto ndeshje nuk ka rëndësi sesa i bukur është goli. Goli i bukur është ai që e kalon vijën fatale”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online