VIDEO/ Fitorja me Teutën i dërgon pranë titullit, “Guerrilsat“ shpërthejnë në festë të çmendur

Sot luhej një nga ndeshjet më vendimtare të Kategorisë Superiore. Partizani ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Teutën dhe tashmë ka rrëmbyer kreun e tabelës. Kjo fitore e dërgon ekipin e udhëhequr nga Ilir Daja pranë titullit kampion në një kohë kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Triumfi i sotëm i ka shijuar së tepërmi edhe tifozëve të kuq, të cilët pavarëisht se nuk mund të jenë në shkallët e stadiumit janë grumbulluar për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës. Festa e çmendur është shpërngulur nga tribunat në lokalet e kryeqytetit, aty ku “Ultras Guerrils“ kanë përjetuar emocionet e 3 pikëve me vlerën e vendit të parë për ekipin e Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ultras Guerrils (@ultrasguerrils0809)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online