Një tjetër shqiptar pranë Serie A, ish-portieri i Teutës e mban portën e paprekur kundër Monzës së Berluskonit

Pranë Serisë A të sezonit të ardhshëm është edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Elhan Kastratin, i cili me skuadrën e tij Cittadella-n hodhi një hap të madh drejt ngjitjes në elitë. Gardiani shqiptar mbajti portën të paprekur gjatë 90 minutave në ndeshjen e parë të play off-it kundër Monzës së Berluskonit.

Balotelli apo Diaw nuk mundën dot të rrezikonin portën e ish-portierit të Teutës, teksa Cittadela del triumfuese me shifrat 3-0. Një rezultat i thellë ky, që duket i vështirë për tu përmbysur në përballjen e kthimit. Në rast kualifikimi, Cittadela do të luajë finalen e madhe me fituesin e çiftit Venezia-Lecce, nga ku do të vendoset cili ekip do të presë biletën për në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online