Ardit Hila dhe Partizani i ndanë rrugët pak ditë më parë dhe mesfushori nga Elbasani është lojtar i lirë. I gjendur në këto kushte edhe ofertat nuk i mungojnë. Mesfushori 26-vjeçar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve vjen dhe normalisht dëshira është e madhe të luajë jashtë vendit.
SportEkspres.com mëson se në drejtim të Hilës ka mbërritur një ofertë nga Izraeli. Skuadra nuk bëhet e ditur, por mesfushori do të mendohet mirë dhe javën e ardhshme pritet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ri futbollistik.
Momentalisht ai po shqyrton ofertat, që nuk i mungojnë edhe nga Kosova e Superiorja. Hila në të shkuarën në Shqipëri është aktivizuar edhe me Elbasanin e Teutën. Te këta të fundit spikati dhe më pas pranoi ofertën e Partizanit, duke u shpallur kampion.
Tanimë duket se ka ardhur momenti për një etapë tjetër në karrierën e tij. Nëse Hila firmos në Izrael, atje do të gjejë edhe ish-shokun e tij të skuadrës, Sodiq Atanda, i cili ka firmosur për Hapoel Kfar Saba. Jahmir Hyka, Valon Ahmedi dhe Sabien Lilaj janë shqiptarët e tjerë që luajnë në Izrael.