Një ndër ofertat zyrtare që janë vendosur në tryezën e presidentit Refik Halili ka qenë ajo nga Turqia, nga Gëztepe. Klubi turk sapo është ngjitur në Superligë dhe synon të ndërtojë një ekip dinjitoz për të qëndruar në elitë, ndaj po kërkon përforcime dhe i ka nisur ofertë zyrtare Tiranës, 350.000 euro për talentin kongolez.
Nëse oferta nga LASK u refuzua, Tirana e ka ende në lojë ofertën nga Turqia dhe këtu po mendohet.
Klubi bardheblu ka marrë një ofertë edhe nga sllovakët e Zhilinës, por interesim ka pasur edhe Hajduku. Gjithsesi, asnjë ofertë nuk po e barazon atë të klubit turk, që për momentin po pret.
Ka pasur zëra edhe për Seviljen, por është realisht e pamendueshme që një klub gjigant si Sevilja të peshkojë në Shqipëri, ndaj Tirana po përqendrohet te ofertat e vërteta: Gëztepe është e tillë dhe nëse shton edhe pak ofertën, apo i jep Tiranën ndonjë përqindje të vogël të kartonit në rast rishitjeje, gjithçka mbyllet me shpejtësi.