Oferta tunduese, Pajet pranë largimit nga Marseja

Dimitri Pajet është kapiteni i Olimpikut të Marsejës dhe idhulli i tifozërisë. 31-vjeçari ka marrë oferta të shumta gjatë kësaj periudhe dhe e ardhmja e tij shihet larg Francës. “France Football” raporton se për mesfushorin ofensiv ka mbërritur një ofertë tunduese nga Kina.

Dalian Jifang po insiston për shërbimet e numrit dhjetë dhe ka gati 25-30 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa lojtarin e pret një trefishim rrogë, nëse pranon të ndërrojë kontinent.

Kinezët e duan Pajet që tani në ekip dhe siç citon media franceze, marrëveshja pritet të mbyllet në orët e ardhshme, duke u dhuruar një surprizë të pakëndshme tifozëve të Marsejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *