Oferta në mes të krizës, një kombëtare kërkon Murinjon

Zhoze Murinjo po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Portugezi regjistroi kundër Valencias ndeshjen e katërt pa fitore, ndërkohë që marrëdhëniet me disa nga lojtarët e skuadrës nuk janë të mira.

Megjithatë, ai mbetet një emër i madh i stolit dhe në drejtim të tij ka ardhur një ofertë. Bëhet fjalë për kombëtaren e SHBA, të cilët po tentojnë të ofrojnë një emër të madh në stolin e ekipit kombëtar.

Kërkimi i Federatës Amerikane të Futbollit për trajnerin e ri vazhdon dhe lista e kandidatëve është rritur gradualisht: ‘Tata’ Martino, Hoze Pekerman, Huan Karlos Osorio, Marselo Bielsa.

Siç citon “Sport Illustrated”, drejtuesit e Federatës Amerikane po mendojnë të rekrutojnë një trajner me famë ndërkombëtare dhe emri i parë në listë është Zhoze Murinjo.

Ata po monitorojnë situatën e portugezit, i cili rrezikon shkarkimin nga ekipi i Junajtid. Drejtuesit e Federatës Amerikane kanë folur për “negociata në proces” dhe janë në pritje të një përgjigje të Murinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online