Kapitenë në fushë, dy shqiptarë hyjnë në historinë e Zvicrës

0

Zvicra është përfaqësuesja, që më së shumti identifikohet me shqiptarët. Yje të arenës ndërkombëtare, që i kanë dhuruar suksese dhe kënaqësi helvetëve për vite me radhë. Edhe tani, shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë historinë për futbollin e këtij vendi.

Në ndeshjen e fundjavës që lamë pas, ndërmjet Bolonjës dhe Udinezes, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami kanë vendosur një rekord historik për Zvicrën. Jo për rezultatin e ndeshjes, që përfundoi 2-1 për emilianët, por për faktin se dy mesfushorët ishin kapitenë të skuadrave përkatëse.

Xhemaili mbajti shiritin e kapitenit për kuqeblutë, ndërsa në anën tjetër, Behrami udhëhoqi friulianët. Më parë në Serinë A kapitenë kanë qenë Lihtshtajner te Juventusi dhe Ilner te Napoli. Primati lidhet me faktin se asnjëherë në historinë e pas-luftës botërore, nuk kishte ndodhur që dy futbollistë të përfaqësueses zvicerane të luanin përballë njëri-tjetrit si kapitenë në elitën e futbollit italian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.