Objektivi i janarit, Milani do një korean

Korea e Jugut ka arritur në finale në Lojërat Aziatike dhe do të përballet me Japoninë. Lojtari i momentit të ekipit U23 koreano jugor nuk është Son i Totenhemit, por Seung Vu Li . 20-vjeçari është pjesë e Veronës dhe autori i dy golave që kualifikuan Korenë e Jugut në finalen e madhe.

Milan është i interesuar për shërbimet e tij dhe në janar do të tentojë të sigurojë shërbimet e anësorit ofensiv. Golin e parë në Serinë A, Seung Vu Li e shënoi pikërisht përballë kuqezinjve sezonin e kaluar në “San Siro”, kur Verona ishte pjesë e Serisë A. Li është një lojtar i shpejtë dhe i talentuar, por Milanit i duhet të mposhtë konkurrencën e disa klubeve.

Për të interesohen Inter dhe Atalanta, por ka oferta dhe nga Spanja, vend që nuk e ka mbyllur akoma merkaton. Alavesh po tenton të arrijë akordin me Veronën, por interesimi i Milanit mund të bëjë që djaloshi të presë janarin. Gatuzo e konsideron si një lojtar të rëndësishëm për taktikat e tij dhe Milani do të tentojë të arrijë akordin për të transferuar në Milano 20-vjeçarin koreano jugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *