Kuka e sheh si derbi: Sfidë personale ndaj Partizanit

Kastrioti e ka të qartë objektivin për këtë sezon, ndaj i duhet të luftojë shumë që të marrë sa më shumë pikë, qoftë edhe jashtë fushës. Kampionatin e nisën me një fitore në transfertë kundër Luftëtarit, ndërkohë që të shtunën përballën me Partizanin në stadiumin “Selman Stërmasi” të boshatisur.

Për portierin Klajdi Kuka është nj sfidë e veçantë, pasi ai është një lojtar i dalë nga Tirana dhe gjithmonë dëshiron të triumfojë kundër të kuqve. “Duhet të luajmë lirshëm kundër Partizanit, pavarësisht emrit që ka. E kam si një sfidë personale, pasi jam tifoz i Tiranës. Për mua është dyfish sfidë”, është shprehur fillimisht Kuka në “Supersport”.

Sa i takon objektivit kundër “demave”, portieri thekson se me rëndësi do të jetë të mos humbin. “Edhe në Gjirokastër shkuam për të mos humbur, por shënuam dhe fituam. Ne shkojmë për të mos pësuar si fillim. Më pas le t’ia lëmë lojës”, shtoi portieri i krutanëve.

Kuka ndërkohë ka një mesazh për shokët e skuadrës: “Është akoma fillimi i kampionatit, duhet të lidhemi me njëri-tjetrin, të konsolidohemi si skuadrës. Gjithashtu duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të synojmë vetëm mbijetesën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online