Numri i veçantë dhe këshillat e babait, rrëfehet romanisti Klajvert

0

Xhastin Klaivert është një nga përforcimet e shumta të Romës. Në një prononcim për televizionin e klubit roman, 19-vjeçari ka folur për eksperiencën e re dhe pritshmëritë e tij.

“Zgjodha Romën pasi doja të ndryshoja ambient dhe jam i lumtur nga zgjedhja e bërë. Preferoj të shënoj gola, por edhe të jap asiste për shokët e mi, diçka tepër e rëndësishme për një sulmues krahu. Pika ime më e fortë? Jam i ri dhe mund të përmirësohem. Kam zgjedhur numrin 34 në nder të një mikut tim, i cili ka pësuar një incident të rëndë në kokë”.

Holandezi flet dhe për ish-ekipin e tij, barrën e një emri të madh (Xhastin është djali i ish-sulmuesit të famshëm, Patrik Klaivert), golin më të bukur, por edhe për hollandezët e tjerë që luajnë me Romën.

“Me Ajaksin kalova një eksperiencë të bukur. Kam luajtur me moshat e ekipit, për të arritur deri në nivele të larta. Babai im ka zhvilluar një karrierë të madhe dhe nuk e kam të thjeshtë të krahasohem më të, por nuk e ndjej presionin. Ai më këshillon shpesh dhe më duhet ta dëgjoj dhe ndihem me fat për diçka të tillë. Golin më të bukur deri më tani e kam shënuar përballë Tuentes me një gjuajtje nga larg.

Strotman dhe Karsdorp më kanë pritur mirë dhe është diçka e bukur të mbështetem tek ata. Ndihem krenar që kam veshur bluzën e Romës, pasi shumë pak holandezë kanë luajtur më parë me ngjyrat e Romës.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.