Ademi mahnit francezët, ofertë e shkëlqyer për Dinamon

Arijan Ademi është një luftëtar dhe nuk e mposhtën as dy vite pezullim për doping (2015-2017). Mesfushori në origjinë shqiptare është kthyer lider te Dinamo e Zagrebit dhe ndoshta në këtë moment është lojtari më i rëndësishëm i kampionëve kroatë.

Mesjaven e shkuar 27-vjeçari shënoi 2 gola në fitoren 5-0 në Champions League kundër Hapoel Beer Shevas, duke qenë vendimtar në triumfin që praktikisht siguron kalimin në turin e tretë kualifikues.

Paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit nuk kanë kaluar pa rënë në sy, sepse Lila ka bërë ofertën e parë zyrtare prej 4.2 milionë eurosh, që Dinamo e ka refuzuar. Megjithatë, L’Equipe raporton se pas ndeshjes kundër Hapoelit oferta është rritur në 5 milionë.

Dinamo është në dilemë, sepse Ademi është lideri i ekipit dhe shpreson ta mbajë deri në ndeshjet play off, ndërkohë që për mesfushorin interesohet edhe Bordoja, që mund ta rrite çmimin e tij, por e sigurt është që Ademi do të ishte gati të provonte një aventurë të re në Francë, kampionat shumë herë më i fortë se ai kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online