Numri i të huajve, Komiteti Ekzekutiv vendos javën e ardhshme

Të dielën luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë. Në fushë zbresin Skënderbeu dhe Laçi, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të merret një vendim në lidhje me numrin e të huajve që mund të aktivohen në Kategorinë Superiore.

Janë disa klubet që kanë kërkuar rritjen e numrit të të huajve dhe sipas “Supersport” në listë është shtuar edhe Teuta. Komitetit Ekzekutiv i është paraqitur kërkesa prej disa kohësh dhe janë shtatë klube që mendojnë se duhet që rregulli për të huajt të ndryshojë.

Javën e ardhshme pritet që Komiteti Ekzekutiv të mblidhet dhe të vendosë. Me shumë mundësi kërkesa e klubeve do të pranohet dhe gjasat janë që këtë sezon të lejohet të luajnë 5 lojtarë të huaj njëkohësisht në një ndeshje. Sikurse dihet, lojtarët nga Kosova dhe Maqedonia nuk konsiderohen të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online