“Nuk shkoni më shumë se grupet e Europianit”! Në Kroaci flasin për Shqipërinë: Ata e mendojnë vetë kualifikimin, për ne e thotë…bota

Shqipëria ndodhet në grupin e Europianit të Gjermanisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Emisioni “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur në Kroaci të “Sport Klub Tv”, i cili ka komentuar këtë short dhe ka folur më tepër rreth asaj që pret nga Shqipëria. (Videon e plotë të intervistës në Koha Shtesë me gazetarin nga Kroacia e gjeni më poshtë).

“Shqipëria meriton shumë respekt, nuk keni shkuar aksidentalisht këtu, e keni merituar. Keni dalë në vendin e parë duke lënë pas vetes çekët dhe polakët. Por në një grup të tillë, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, Shqipëria është jashtë loje në letër. Unë mendoj se Shqipëria do ta mbyll grupin me 0 pikë. Vendin e parë do ta mbajë Spanja, në të dytin do të jetë Kroacia dhe më pas do të renditet Italia. Nuk mendoj se do të keni ndonjë shans për të bërë surprizën në Gjermani.
Nuk mendoj se Shqipëria do të shkojë më shumë se kaq. E di se mendoni se do të merrni ndonjë pikë me ndonjë rival, por është shumë e vështirë. Në bazë të llogarive, ju duhen katër pikë, një fitore dhe një barazim, duke futur këtu edhe llogaritë për vendin e tretë më të mirë. Por keni një avantazh, që nuk keni presion nga tifozët. Është tjetër gjë kur ju mendoni, si tifoz në Shqipëri, se Shqipëria duhet të kalojë më tej dhe tjetër gjë kur e gjithë bota mendon se ti duhet ta kalosh grupin”, tha Babic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online