“Shqipëria e mbyll grupin e Europianit me 0 pikë”! Gazetari nga Kroacia: Respekt për ju, por nëse nuk mundim dhe Shqipërinë është e kotë…

Shqipëria ndodhet në grupin e Europianit të Gjermanisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Emisioni “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur në Kroaci të “Sport Klub Tv”, i cili ka komentuar këtë short dhe ka folur më tepër rreth asaj që pret nga Shqipëria. (Videon e plotë të intervistës në Koha Shtesë me gazetarin nga Kroacia e gjeni më poshtë).

“Shqipëria meriton shumë respekt, nuk keni shkuar aksidentalisht këtu, e keni merituar. Keni dalë në vendin e parë duke lënë pas vetes çekët dhe polakët. Por në një grup të tillë, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, Shqipëria është jashtë loje në letër. Unë mendoj se Shqipëria do ta mbyllë grupin me 0 pikë. Vendin e parë do ta mbajë Spanja, në të dytin do të jetë Kroacia dhe më pas do të renditet Italia. Nuk mendoj se do të keni ndonjë shans për të bërë surprizën në Gjermani”, tha Babic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online