Kjo ia vështirëson më shumë punën Shqipërisë, gazetari: Luca Modric, Brozovic dhe trajneri i Kroacisë do të largohen nga Kombëtarja pas Euro2024

Shqipëria ndodhet në grupin e Europianit të Gjermanisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Emisioni “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur në Kroaci të “Sport Klub Tv”, i cili ka komentuar këtë short dhe ka folur më tepër rreth asaj që pret nga Shqipëria. (Videon e plotë të intervistës në Koha Shtesë me gazetarin nga Kroacia e gjeni më poshtë).

“Shqipëria meriton shumë respekt, nuk keni shkuar aksidentalisht këtu, e keni merituar. Keni dalë në vendin e parë duke lënë pas vetes çekët dhe polakët. Por në një grup të tillë, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, Shqipëria është jashtë loje në letër. Unë mendoj se Shqipëria do ta mbyll grupin me 0 pikë. Vendin e parë do ta mbajë Spanja, në të dytin do të jetë Kroacia dhe më pas do të renditet Italia. Nuk mendoj se do të keni ndonjë shans për të bërë surprizën në Gjermani.
Nuk mendoj se Shqipëria do të shkojë më shumë se kaq. E di se mendoni se do të merrni ndonjë pikë me ndonjë rival, por është shumë e vështirë. Në bazë të llogarive, ju duhen katër pikë, një fitore dhe një barazim, duke futur këtu edhe llogaritë për vendin e tretë më të mirë. Por keni një avantazh, që nuk keni presion nga tifozët. Është tjetër gjë kur ju mendoni, si tifoz në Shqipëri, se Shqipëria duhet të kalojë më tej dhe tjetër gjë kur e gjithë bota mendon se ti duhet ta kalosh grupin.
Kroacia e plakur? Nuk e di, nëse hap transfermarkt, aty thuhet se Shqipëria ka ekip më të plakur se Kroacia. Kroacia ka ekip më të ri se Shqipëria, Shqipëria ka më shumë lojtarët që e kanë kaluar moshën 30 vjec. Besoj se juve e mendoni Kroacinë të plakur pasi ka Modric 38 vjec. Por vetëm ai është, Vida 34 vjec, Kramaric dhe Brozovic 31 dhe 32 vjec dhe gjithë pjesa tjetër, janë më të rinj se 27 vjec. Modric do ta ketë këtë Europianin e fundit dhe nuk dotë luajë më me Kroacinë pas Europianit. Dalic do të largohet gjithashtu, 7 vite në kryesim të Kroacisë dhe do ta mbyll këtë herë. Edhe Brozovic mund të largohet, nuk do të habitesha. Vendin e liderit te Kroacia pas largimit të Modric do ta marrë Brozovic”, tha Babic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online