Nuk rrezikohet, Interi pa një titullar në Champions

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi nuk dëshiron të rrezikojë dhe me shumë mundësi Lautaro Martinez nuk do të luajë në ndeshjen kundër Totenhemit në Champions. Sulmuesi argjentinas mungoi me kombëtaren e tij në dy ndeshjet e fundit, ndërkohë që as ndaj Bolonjës sot nuk do të jetë në fushë.

Hematoma që ka pasur ende nuk është larguar plotësisht dhe stafi teknik po e sheh me kujdes gjendjen e Martinez, një nga blerjet më të goditura të Interit në merkaton e verës.

Gjasat janë që t’i jepet koha e duhur për t’u rikuperuar plotësisht, pasi ndryshe mund të rrezikojë dhe të mungojë për një kohë më të gjatë. Askush në kampin zikaltër nuk e dëshiron diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *