“Nuk mund të thuash asnjëherë u largova”, Gega kujton dy vjetorin e titullit me Partizanin: Uroj të përsëritet historia

Skënder Gega i dha fund pak muaj më parë eksperiencës së tij të shkurtër në krye të pankinës së Kukësit dhe tani fokusi i tij është kthyer nga fëmijët. Një projekt i tillë ka qenë gjithnjë në planet e trajnerit shqiptar dhe tashmë erdhi momenti i duhur për ta vënë në jetë. Në një prononcim për “Top Channel”, Gega lë të hapur mundësinë për rikthimin në stolin e një ekipi, ndërsa në dy vjetorin e titullit kampion të fituar me Partizanin uron të përsëritet hisotria.

“Në ‘95-ën, para se të largohesha në Amerikë, kam punuar me moshat. Ka qenë ndoshta periudha më e mirë por edhe më e dhimbshmja ndoshta kur jam larguar nga Shqipëria. Fëmijet bëhen pjesë e familjes. Kur i stërvit, i sheh që rriten dhe ecin përpara të jep kënaqësi. Kjo është kryesorja.

Pensionimi nga roli i trajnerit? Besoj se është provizore gjithçka. Nuk mund të thuash asnjëherë që u largova ose do afrohem. Sot për sot jam në fokus te fëmijët sepse është investimi dhe është një projekt që unë e kam pasur ëndërr. Kam gjetur momentin e duhur. Kampioni i para dy viteve, padyshim që nuk shkëputet historia nga e ardhmja. Është dy vjetori dhe uroj të përsëriten gjërat”, ka thënë Skëdner Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online