VIDEO/ VAR-i, dy penallti dhe një supergol i Kuadrados, 48 minuta mes emocionesh në Juventus-Inter

Janë mbyllur 48 minuta mes emocionesh në derbin e Italisë. Megjithëse Interi hyn në fushë pa objektiva, sot është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për Juventusin. Bardhezinjtë luajnë shanset për një vend në Champions League dhe fitorja është i vetmi rezultat i pranueshëm për ta.

VAR-i ka qenë protagonist në këtë përballje, ku fillimisht i jep “zonjës së vjetër” një 11 metërsh në minutën e 24-t. Handanoviç pret me sukses goditjen e Ronaldos, por topi përfundon përsëri në këmbët e portugezit dhe këtë herë nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë.

Por po nje penallti kundërpërgjigjet edhe Lukaku, i cili nuk gabon përpara Sheznit. Kur pjesa e parë dukej se do të mbyllej në baraspeshë, një supergol i Kuadrados në sekondat e fundit i jep përsëri epërsinë Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/juvecanal2/status/1393610105573232648

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online