“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time/ Kaos në klubin ku luan Zhegrova, lojtari fyen presidentin pasi e largojnë nga ekipi

Hatem Ben Arfa ka turbulluar ujërat në kampin e Lilës. Ndeshja kundër Bordosë ishte e fundit për të me kampionët e Francës, të cilët kanë vendosur ta përjashtojnë nga radhët e tyre. Shkak është bërë ofendimi në drejtim të trajnerit pas ndeshjes së dobët të zhvilluar. Ben Arfa i ka kujtuar kreut të pankinës se nuk po drejton Guingampin, ekip në të cilin ka qenë trajner më parë.

“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time dhe kam qenë në këtë biznes prej 34 vitesh. Fakti se jetojmë në një ambient djallëzor dhe ‘të çuditshëm‘ nuk do të thotë që edhe ne gjithashtu duhet të jemi ‘të çuditshëm‘“, ka thënë në konferencën për shtyp trajneri i Lilës.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Ben Arfasë, i cili reagon nëpërmjet rrjetit të tij social në “Instagram“, ku vë në shënjestër tashmë edhe presidentin e klubit. “Ti dhe presidenti jeni të çuditshmit“, ka shkruar Hatem Ben Arfa./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online