“Të kanë mbetur edhe tre muaj”! Tifozët e Realit të Madrid i dalin para makinës së Gareth Bale, mezi e presin largimin e uellsianit

Real Madridi po luan shumë mirë këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelottit, por në mesin e lojtarëve që meritojnë urime për paraqitjet e tyre nuk është Gareth Bale. Uellsiani po pret largimin e tij në fund të sezonit pasi i skadon kontrata dhe tifozët duket se e presin me padurim këtë moment.

Bale ka qenë prej kohësh në “shënjestrën” e tifozëve të Realit. Sipas tyre, ai është po përfiton prej  klubit dhe gazetarët në Spanjë e quajnë “parazit”. Tifozët e Real Madridit treguan se mezi presin largimin e Bale para stërvitjes së skuadrës. U dëgjuan britma teksa Bale po vinte në klub: “Të kanë mbetur edhe tre muaj”, thërrisnin tifozët e Realit të Madridit të mbledhur para qendrës stërvitore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online